Biznesmeni dhe filantropi Samir Mane ka qenë i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në “Tv Klan”, ku ka bashkëbiseduar me fëmijët.
Është hera e dytë që Mane shfaqet në ekran në një format të tillë. Ai iu përgjuigj disa pyetjeve me “spec” nga ana e vogëlueshëve, ku rrëfeu njohjen me bashkëshorten dhe marrëdhënien me vëllezërit në fëmijëri, jo me pak tone humori.
Më poshtë pjesë nga biseda e tij me fëmijët:
Priami: Unë këtu tek “Piter Pani” jam njohur me një gocë, po ti ku je njohur me gruan tënde?
Samir Mane: Je njohur me një gocë? A mund t’ia thuash emrin?
Priami: Të vij ta them te veshi se s’mund ta them këtu.
Samir Mane: E kemi sekret.
Alketa Vejsiu: Vetëm unë e populli.
Samir Mane: Jam shumë i kënaqur për zgjedhjen tënde. Unë nuk e kam njohur gruan në moshën tënde, e kam njohur kur kam qenë më i madh, e kam njohur në Vjenë të Austrisë, aty jemi njohur bashkë. Kështu që përgjigja është në Vjenë para shumë vitesh. Por ndërkohë sekretin që më the mua, mbaje.
Alketa Vejsiu: Sa vite keni bashkë?
Samir Mane: 30 vjet.
Alketa Vejsiu: 30 vjet sukses, 30 vjet martesë e suksesshme. Kjo po që është një arritje shumë e mirë!
Rajna: Une kam një vëlla të vogël, po ti a ke ndonje motër apo vëlla?
Samir Mane: Unë kam dy vëllezër. Një më të madh dhe një më të vogël.
Rajna: Po kur ishit të vegjël për çfarë ziheshit?
Samir Mane: Thuajse per gjithçka. Vëllai i madh më merrte lodrat mua dhe unë i merrja lodrat vëllait të vogël. Për lodra grindeshim më shumë.
Rajna: A i thua tani vëllait shko te “Jumbo” merr lodrën që jemi grindur?
Samir Mane: Prandaj vendosa të hap dyqanet “Jumbo” që të mos grindeni me vëllezërit dhe motrat.