Thursday, September 19, 2024
spot_img

Horoskopi për ditën e mërkurë 6 Korrik 2022

- Advertisement -..

Dashi

Në dashuri, këtë të mërkurë mund të ketë shumë polemika, mos ndizni zjarre të kota. Në punë dëshironi të përfshiheni dhe do të ketë mundësi për këtë.

Demi

Dita e mërkurë ka diçka më tepër se e përditshmja. Nëse keni takuar së fundmi një person të këndshëm, mos e lini t’ju ikë nga duart. Në punë, nga ana tjetër, përpiquni të sqaroni se cilat janë nevojat tuaja reale tani.

Binjakët

Në dashuri mund të jeni pak konfuzë, mos harroni se nuk është kurrë mirë të kesh dhe të mbash këmbën në dy këpucë, ndaj nëse ke rrotull dy persona, me një duhet ta mbyllësh. Në punë, nga ana tjetër, jeni duke u përpjekur të shmangni fërkimet me shefat dhe kontaktet të tjera pune.

Gaforrja

Për dashurinë kjo është një periudhë premtuese, përpiquni të bëni një spastrim të së shkuarës dhe hapuni ndaj njohjeve të reja. Në punë, po ashtu, ka një ajër të ri, mundësi të mira në rrugë.

Luani

Dashuria është në horizont, veçanërisht nëse keni një lidhje të gjatë mund të vendosni të hidhni një hap të rëndësishëm drejt partnerit tuaj. Në punë keni qenë pak të lodhur së fundmi, nga ana tjetër keni një agjendë të plotë.

Virgjëresha

Në dashuri përpiquni të braktisni trishtimin e vjetër dhe të hapeni për njohjen e një personi të ri, mund të habiteni për mirë. Nga ana tjetër, intuita që keni ju sjell të mira në punë, kjo bën që të dëgjohet zëri juaj.

Peshorja

Në dashuri doni që gjërat të jenë më të qarta, kohët e fundit e ndjeni partnerin/en paksa të shkëputur. Në punë, nga ana tjetër, favorizohen profesionistët e lirë dhe bashkëpunimet e reja.

Akrepi

Në sferën e dashurisë ju ka përfshirë një pamje dhe ndjesi vërtet magjepsëse që nuk do të kalojnë pa u vënë re. Në punë, nga ana tjetër, luajini letrat tuaja mirë, kështu mund të merrni një kënaqësi të madhe.

Shigjetari

Në dashuri, dritë jeshile për të mësuar më shumë nga gjysma juaj, dëshironi t’i hapeni tjetrit pa hezitim dhe keqkuptim. Në punë, megjithatë, nëse keni një kontratë në proces, mbyllni gjithçka brenda javës tjetër.

Bricjapi

Në dashuri jeni të lodhur nga rutina e zakonshme dhe kërkoni më shumë garanci nga partneri juaj. Në punë, nga ana tjetër, favorizoni kontaktet me qytete të reja, po vijnë njohje të mira.

Ujori

Qiell i bukur për ndjenjat, nëse jeni beqar mos e lini të shkuarën të ndikojë në zgjedhjet tuaja. Në punë, idetë tuaja kanë rëndësi, mos hezitoni t’i shprehni ato!

Peshqit

Në dashuri dëshironi të keni pranë vetes një person që mund t’i besoni dhe ajo që mendonit se ishte një miqësi e thjeshtë mund të rezultojë diçka më shumë. Në punë, përgjigjet që kërkoni do të vijnë së shpejti.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X