Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Pushime çift pa djalin? Afërdita Dreshaj flet hapur…

- Advertisement -..

Afërdita Dreshaj është nisur për pushime dhe ka gjetur kohën t’iu përgjigjet ndjekësve të saj në Instgram. Ajo ka rrëfyer se nuk kanë qenë pushime të planifikuara, por nga ato pushimet që konsiderohet “last minute”, teksa ka zbuluar se po udhëtojnë drejt Pragës, më pas drejt Italisë ose Greqisë. Mes pyetjeve natyrisht ka pasur dhe ato për djalin.

“Me kë e le djalin që ike?”, e pyet një ndjekës.

Afërdita përgjigjet: “Djali është me nanin…dhe besoj kur të kthehem çdo ligj dhe rregull do të jenë thyer”.

Pyetjes se a e paragjykojnë kur shkon në pushime pa fëmijën, Afërdita iu përgjigj kështu:

“Atëherë le të flasim pak për këtë temë. Paragjykojnë shumë, unë mendoj ndryshe. Mendoj që aq sa ka rëndësi familja ka rëndësi edhe lidhja në çift. Falënderoj Zotin që kam mamin dhe është në duar shumë të sigurta. Mendoj që është një karikim dhe merr në energji për të qenë prindër dhe më të mirë. Mos e lini anash lidhjen si çift, mos të jetë “fëmija” e vetmja gjë e përbashkët! Nga dashuria, ka ardhur fëmija”.

Kujtojmë se modelja u martua në vitin 2018 me hokeistin e njohur çek Jakub Kindl dhe në mars të vitit 2021 u bënë prindër të një djali.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X