Monday, January 19, 2026
spot_img

Latest Posts

Tayna “ankohet” për problemet që heq çdo ditë

Ishte viti 2018 kur ajo debutoi për herë të parë në tregun muzikor me këngën “Columbiana”, ndërsa sot është një nga reperet më të kërkuara.

Doruntina Shala e njohur nga të gjithë si Tayna, në më pak se 4 vite karrierë ka arritur të bëhet një emër kyç në showbizin shqiptar.

Mirëpo, gjithë këto suksese kanë edhe pasojat e tyre. Mungesë gjumi dhe pak kohë për të ngrënë janë problemet të cilat Tayna përballet çdo ditë.

Reperja nga Kosova ka postuar në Instagramin e saj një video me momentet më të bukura nga aktiviteti i saj i ngjeshur me koncerte së fundmi nga jugu i Shqipërisë deri në Zvicër.

“Tirana-Jale-Zurich vetëm me disa orë gjumë dhe pak kohë për të ngrënë. Mirësevini në përditshmërinë time,”-shkruan Tayna krahas videos.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X