Monday, January 19, 2026
spot_img

Latest Posts

Ish-konkurrentja e Për’puthen trazon rrjetin / ‘Bora dhe Donald të martohen’

Ish-konkurrentë të shumtë të ‘Për’puthen’ nuk kanë ngurruar të japin deklarata e të bëjnë komente mbi lidhjen e moderatores së emisionit Bora Zemani me Donald Veshajn.

Por, njëra prej ish-konkurrenteve të sezonit të tretë të programit të dashurisë, Ritvana duket se ka shkuar pak më larg dhe u ka kërkuar të martohen. Ajo ka postuar një video ku ndodhet në makinë me një mikeshë duke dëgjuar këngën e Donaldit me titull “Nuk je”. Krah videos së publikuar në Instagram, Ritvana shkruan : “Dikush këtu është shumë e interesuar që Bora dhe Donaldi të martohen. A ke pranuar Bora që të qetësohet?”- teksa ka etiketuar moderatoren.

Kjo e fundit nuk ka dhënë një përgjigje publike ndërsa kuriozë jemi të dimë nëse i ka shkruar privatisht dhe çfarë përgjigjeje i ka dhënë.

Në pas Ritvana ka publikuar një tjetër video duke shkruar se shoqja e saj është fanse e Borës.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X