“Unë zgjedh që tatuazhet e mia t’i kem të vogla por me një kuptim shumë të madh”- ishte kjo deklarata e Bora Zemanit kur zbuloi pak kohë më parë një nga tatuazhet më të rëndësishme që ka në trup.
Moderatorja ka folur publikisht për disa nga tatuazhet e saj, të dedikuar njerëzve më të rëndësishëm për të, djalit të saj Arborit dhe dy prindërve. Por së fundmi ndjekësit kanë vënë re një tatuazh të ri të moderatores. Ajo publikoi disa foto me bikini nga pushimet në Turqi, dhe përpos komplimenteve bien në sy edhe komentet për tatuazhin e ri të moderatores.
Në fotot e publikuara vihet se Bora ka një tatuazh abstrakt anash gjoksit.

Para publikimit të këngës së tij, e cila është dedikim për Borën, ai publikoi në Instagram disa foto me veprat abstrakte të Picassos.

Këto detaje mund të jenë të gjitha rastësi, megjithatë dyshimet se mund jete deidikim për Donaldin.
Ndjekësit e Borës nuk kanë nguarruar ta pyesin moderatoren për tatuazhin e ri në seksionin e komenteve, por nuk kanë marrë përgjigje. Disa e lidhin tatuazhin me Donaldin, duke e konsideruar si dedikim, ndërsa të tjerë janë kuriozë për kuptimin e vërtetë të tij.





