Ardian Bujupi prej kohësh është përfshirë në një trekëndësh dashurie me ish-konkurrenten e “Për’puthen” Jasmin Kadriu dhe balerinën Sabrine Khan.
Artisti që është në një lidhje me balerinën gjermane, duke mos e pohuar atë, prej kohësh po shoqërohet me Jasminën. E gjitha nisi nga videoklipi i tij ‘Tranova’ ku ajo ishte protagoniste. Përgjatë asaj kohë, Jasmin dhe këngëtari shfaqeshin bashkë duke publikuar foto apo video me njëri-tjetrin. Një mënyrë e mirë për t’i bërë marketing.
Teksa të gjithë fansat nisën të aludonin se dyshja ishin të lidhur, ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk e mohonte lidhjen, por as e pohonte, pas pjesëmarrjes në klipin e artistit të njohur, ndërsa Ardiani e mohoi menjëherë.
Së fundmi këngëtari është pyetur se si qëndron e vërteta e lidhjes me modelen. Ardiani tha se Jasminën e konsideron si shoqe dhe se ajo e ka ndihmuar shumë në klipin ku ishte dhe vetë protagonist. Mirëpo ai përsëri nuk ishte shumë i qartë në përgjigjen e tij pasi u shpreh se gjërat private mbeten private.
“Kam qenë në Tiranë dhe nuk e lë pa e thërritur sepse e kam shoqe. Dhe më ka ndihmuar, çfarë është private mbetet private. Mbasi me ka ndihmuar me klipin ‘Tranova’ ka bërë maksimumin për atë projekt, unë nuk i harroj. As ne nuk e dimë se çfarë kemi me vete…”- u shpreh Ardiani për “Pushime On Top”.
Rikujtojmë se artisti më në fund i është përgjigjur dhe pyetjes që fansat e tij kanë në mendje prej kohësh: A është në lidhje me Sabrine Khan?
Artisti ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram dhe sigurisht nuk mund të mungonin pyetjet rreth jetës romantike. “A je bashkë me Sabrin Khan?”- ka qenë pyetja e ndjekësit të cilit këngëtari i është përgjigjur duke shkruar: “Jo, ajo punon si kuzhiniere për mua.”
Këtë e ka shoqëruar me një video ku balerina shihet duke gatuar në kuzhinë. Një ironi e bukur për të nënkuptuar se janë bashkë.