Monday, January 19, 2026
spot_img

Latest Posts

Në 10-vjetorin e lidhjes me partneren, Lyrical Son bën dedikimin e veçantë

Ditën e sotme Festim Arifi i njohur me emrin e artit si Lyrical Son dhe gruaja e tij, Gresa festojnë 10-vjetorin e lidhjes së tyre. Ata janë prindër të dy vajzave me emrin Eva dhe Erika, që duket të jenë ‘treiumfi’ më i madh i çiftit.

Në këtë ditë të rëndësishme, reperi ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet bashkë me Gresën dhe vajzat. Ata shihen së bashku teksa mbajnë në duar një tabelë ku shkruhet: “We still do”. Çfarë kuptimi ka kjo? Kur jeta të përball me gjëra të këqija dhe është i njëjti person që të ngushëllon, të mban dhe të qëndron pranë. Kjo fjali ka të bëjë me lidhjen mes burrit dhe gruas; dashurinë dhe përkushtimin e palëkundur të shfaqur përmes martesës.

“Faleminderit për dekadën e mrekullueshme me ty. 10 vite bashkë. Të dua shpirt”, ka shkruar Lyrical.

Reperi mundohet të jetë herë pas here aktiv në rrjete sociale dhe shumica e postimeve që ai ndan, i dedikohet familjes së tij të bukur me të cilën është tepër i lidhur.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X