Friday, November 1, 2024
spot_img

Enixhel Shkira publikon foton dhe zbulon si qëndron e vërteta e shtatzanisë: Bëra testin dhe…

- Advertisement -..

Një urim i bërë nga moderatorja Einxhel Shkira për partnerin e saj Arbër Gumnishtja (DJ Dagz), për 30 vjetorin e këtij të fundit ngriti dyshimet se çifti i krijuar në Big Brother Vip, ishin në pritje të një fëmije.

Moderatorja ka reaguar duke qartësuar një herë e mirë se si qendron e vërteta.

Einxhel ka zbuluar në një InstaStory se në fakt ka rezultuar pozitive në një test, por jo në atë që prisnin fansat.

Ajo ka sqaruar se është infektuar me Covid-19 dhe se kjo është edhe arsyeja se përse ditëlindjen e Dagz, nuk janë parë ta festojnë jashtë por kanë qëndruar në shtëpi.

Ish-banorja e BBVIP u ka kërkuar ndjekësve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë asnjë simptomë.

Dyshimi për shtatzëninë e Einxhel, nisën pasi në fund të urimit për Dagz, moderatorja  kishte shkruar “We Love You Babe” (Të duam zemër).

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X