Friday, November 1, 2024
spot_img

Edhe Armina Mevlani preket nga kriza / Blogerja ankohet për çmimet e kripura të këtij sezoni veror

- Advertisement -..

Duket se kriza nga rritja e çmimeve në vendin tonë ka prekur edhe artistët dhe personazhet publikë. Blogerja Armina Mevlani ka rrëfyer së fundmi se po e ndien edhe ajo krizën, veçanërisht tani gjatë verës.

Gjatë një diskutimi për rritjen e çmimeve në sezonin veror, Mevlani tha se tek vendet që ka shkuar në vitet e tjera me pushime, këtë vit nuk mund t’i frekuentojë, pasi çmimet janë tre-fishuar.

“Ja unë përshembull te vendet që kam shkuar gjithmonë, nuk shkoj dot, janë shtrenjtuar me tre-fish çmimet”, tha Armina në “Goca dhe Gra”.

Ndër të tjera ajo shtoi se pushimet në jug të vendit janë kthyer në një ‘makth’ për të për shkak se nuk mund të ketë privatësinë që i duhet. Ajo tregoi se pushimet që ka shijuar më së shumti janë kur ka qenë e vogël kur ende nuk ishte e famshme.

“Kam qenë njëherë në në Borsh tek shtëpia e një familje. Ata çdo mëngjes na sillnin vezën e freskët, pulën e freskët, drekën darkën. Unë kam qenë diku tek 12 vjeç dhe i kujtoj si pushimet më të bukura me familjen. Tani do shkoja, por me jugun e Shqipërisë kam probleme, gjithmonë  kam përfunduar në gazetë dhe nuk më duken më pushime në këtë pikë. Fotografohem dhe më është kthyer në makth. Jo u dobësua jo u shëndosh , më është kthyer në makth. Nuk i vuaj komentet, por nuk ndihem rehat. Nuk e shijon dot e kupton. Ato fundjavat e kam të ndarë mendjen që do më ndodhë kjo gjëja”, tha Armina.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X