Ju e mbani mend surprizën aspak të këndshme që reperi Ledri Vula zgjodhi t’i bënte partneres së tij, Sarës në ditën e saj të lindjes, videoja ku Ledrit i binte torta e Sarës bëri xhiron e rrjetit, por mesa duket reperi nuk është mjaftuar me keq ai ka ndërmend t’i bëjë asaj të tjera surpriza.
“Doja ti bëja Sarës një surprizë më të keqe por mu dhimbs, por nuk po ua tregoj pasi kam në plan t’ja bëj më vonë”, ka thënë Ledri në një intervistë për programin “Pushime On Top”.
I pyetur nga gazetarja Irini Meçe nëse kanë në plan ta zgjerojnë familjen reperi tha: “Gjithmonë e kemi në plan por ato janë punët e Zotit”.
Sa i përket projekteve të tjera muzikore Ledri tha se nuk do ta mbyll verën pa bërë edhe një këngë me Lumi B.