Kylie Jenner iu përgjigj dhëmbë-për-dhëmb një përdoruesi të TikTok.
Ylli i Kardashians reagoi pasi një i ri tha se i dërgoi ushqime në shtëpinë e saj. Përdoruesi me emrin Pablo Tamayo, i cili ka më shumë se 400,000 ndjekës në këtë aplikacion, postoi një video këtë javë duke thënë se ai i dërgoi një porosi Kylie ndërsa punonte për Instacart. Përdoruesi tha se mori një pako me speca 12 dollarësh nga dyqani ushqimor në West Hollywood dhe e çoi në shtëpinë e saj në zonën e Los Angeles, të cilën ai tha se e njohu nga fotot në Internet.
“Kjo k*rvë mund të më kishte paguar më shumë,” -tha Pablo, 20 vjeç në videon e tij. “Është nën emrin e Ashton, kështu që unë mendoj se është për asistentin e saj apo diçka tjetër.” Ai tha se ishte udhëzuar që të mos e linte dërgesën jashtë por “se duhet të telefonote dhe duhet të kalonte nga porta”.
Videoja tregoi Pablon duke ecur drejt një rezidence dhe duke pyetur një person atje: “A është kjo shtëpia e Kylie Jenner?” “Sapo shkova në shtëpinë e Kylie-t”, tha ai, duke vënë në dukje se u përshëndet nga një burrë që e kaloi pranë portës.
Ndërsa Pablo tha se i thanë të linte dorëzimin nga dera e përparme, ai duhej të “shikonte në të gjithë shtëpinë” përpara se të largohej. “Unë i shoh të gjitha këto asistentë, të gjitha këto shërbëtore dhe…” -tha ai, përpara se t’i referohej vajzës 4-vjeçare të Kylie dhe djalit të saj të porsalindur. “Nuk e pashë Kylie-n, nuk e pashë Stormin, por betohem se dëgjova një të qarë foshnjeje”.
Dhe për përdoruesit që mund të kenë humbur të gjithë dramën, Kylie komentoi të njëjtën video të saj me një mesazh tjetër. “Nëse nuk e dini se për çfarë po flas,” tha ajo, “Thjesht vazhdoni.”



