“Përputhen” është një ndër programet më të komentuara në televizionet shqiptare. Duke qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, publiku është gjatë gjithë kohës i interesuar për të zbuluar çdo detaj apo ndryshim rreth këtij formati.
Ditën e djeshme në mediat online qarkulloi lajmi se në sezonin e ardhshëm të “Përputhen” producente do të ishte Lori Hoxha, ndërsa moderatore Ori Nebiaj. Pas suksesit që pati “Big Brother Vip” ku producente ishte vetë Lori, u aludua se edhe “Përputhen” gjithashtu do kthehej në një format duke ju afruar më shumë versionit Italian.
Burime nga Top Channel kanë treguar se ky lajm nuk është i vërtetë, duke mos dhënë më shumë detaje sa i përket programit.
Ende nuk dihet nëse do të ketë ndryshime të “Përputhen”, por duket se duhet ende edhe pak kohë për të mësuar se çfarë na pret në sezonin e ri.