Fama të sjell shumë: dashamirë, kritika… dhe ndonjëherë edhe propozime që sfidojnë logjikën. Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, G Bani, ka publikuar së fundmi në Instastory një mesazh privat nga një ndjekës që ka lënë pa fjalë shumëkënd.
Personi në fjalë i shkruan dy herë të njëjtën fjali: “Du të njofish grun time se t’ka fiksim.”
Po, e lexuat mirë!
Një burrë i shkruan G-Banit që gruaja e tij ka fiksim për të dhe ai është i gatshëm ta “ndihmojë” ta njohë.
Bani nuk e ka kthyer asnjë përgjigje këtij mesazhi, por ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit, duke shtuar: “Fama të sjell dashamirës. Të sjell dhe në vëmendje të llumit.” Një reagim që lë të kuptohet shumë, pa thënë asgjë.
Ky moment i pazakontë i ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin rreth figurës së tij publike, duke treguar se ndonjëherë më mirë është të mos thuash asgjë – dhe G Bani këtë e ka bërë në mënyrë perfekte.
