Ilir Shaqiri dhe Emanuela Morini kurorëzuan mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre pas 20 vitesh bashkë me një ceremoni martesore buzë detit. Në po atë ditë të dasmës ata kanë festuar gjithashtu dhe ditëlindjen e bashkëshortes së balerinit.
Në dasmën e tyre u panë miq të shumtë dhe gjithashtu familjarë të çiftit. Balerini kishte të ftuar gjithashtu në ditën më të rëndësishme dhe disa prej ish-banorëve të “BBVIP”.
Sabiani nuk ishte prezent dhe nuk dihet akoma nëse balerini e ka ftuar apo jo.Mirëpo balerini për Donaldin tregoi përse nuk ishte prezent sepse ai nuk e kishte ftuar.
Sot balerini ishte i ftuar në “Wake up” ku tregoi detaje rreth dasmës. “Donaldin nuk e ftova”, tha Iliri. Në fakt nuk pritej që Donaldi të merte pjesë në ceremonin martesore të tij sepse raporti i tyre dihet dhe mbi të gjitha Donaldi kontesoi fitoren e Ilirit të BBA Vip.