Beniada Nishani, është një nga personazhet e “Big Brother Vip”, më të pëlqyer nga publiku i gjerë.
Që kur ishte pjesë e shtëpisë së “BBV”, ish-banorja u pëlqye nga publiku për spontanitetin që e karakterizonte.
Gjatë ditës së sotme, në “Instastoryn” e saj ajo ka publikuar video të tjera gazmore. Teksa është nën shoqërinë e mikeshës së saj, të cilën e quan Alda, modelja tregon se një nga pyetjet më të shpeshta që i bëhen në Shqipëri është “A je fejuar?”
“Sa erdha këtu në Shqipëri vazhdojnë më pyesin: Beniada je e fejuar? Beniada je e lidhur? Beniada ke gjetur një Don Zhuan? Po unë se dua Don Zhuan.”0 shprehet Beniada duke qeshur.
Më tej ajo ka publikuar një tjetër video ne inststory ku shprehet:
“Për çfarë duhet burri? Për të të fërkuar një çik, kështu e tha vjehrra Aldës. Ikën gratë ikën, me burrë pa burrë.”
Video të tilla në profilin e saj janë bërë tashmë normale, pasi modelja ndan shpesh me ndjekësit situata gazmore nga jeta e saj. Në një video të publikuar pak ditë më parë Beniada rrëfeu gafën e fundit që i ka ndodhur gjatë pushimeve. Edhe Beniadës siç çdo shqiptari jashtë që i ka ndodhur të paktën një herë, edhe ajo ka “sharë” dikë me mendimin se është i huaj. E ndërkohë personi në fjalë ka qëlluar që është po ashtu shqiptarë.
“O vajza bëra një gafë tjetër tek hoteli. Dola nga spa me robdishame, unë e Ada e hymë te ashensori. E ky djali aty, Ada thotë shife sa i lezeçëm ky djali. E unë i them . Ha mo se s’qenka gjo plotë me qime deri tek qafa. E vazhdojmë në gallatë si gocat, ku ky kthehet mbas një minuti. E thotë përshëndetje, ju jeni shqiptare dhe juve. Na iku ftyra”,- ka treguar më tej Beniada në videon e postuar.