Monday, June 17, 2024
spot_img

A je fejuar me ndonjë Don Zhuan? Beniada Nishani jep përgjigjen epike: E përse duhet…

- Advertisement -..

Beniada Nishani, është një nga personazhet e “Big Brother Vip”, më të pëlqyer nga publiku i gjerë.

Që kur ishte pjesë e shtëpisë së “BBV”ish-banorja u pëlqye nga publiku për spontanitetin që e karakterizonte.

Gjatë ditës së sotme, në “Instastoryn” e saj ajo ka publikuar video të tjera gazmore. Teksa është nën shoqërinë e mikeshës së saj, të cilën e quan Alda, modelja tregon se një nga pyetjet më të shpeshta që i bëhen në Shqipëri është “A je fejuar?”

“Sa erdha këtu në Shqipëri vazhdojnë më pyesin: Beniada je e fejuar? Beniada je e lidhur? Beniada ke gjetur një Don Zhuan? Po unë se dua Don Zhuan.”0 shprehet Beniada duke qeshur.

Më tej ajo ka publikuar një tjetër video ne inststory ku shprehet:

“Për çfarë duhet burri? Për të të fërkuar një çik, kështu e tha vjehrra Aldës. Ikën gratë ikën, me burrë pa burrë.”

Video të tilla në profilin e saj janë bërë tashmë normale, pasi modelja ndan shpesh me ndjekësit situata gazmore nga jeta e saj. Në një video të publikuar pak ditë më parë Beniada rrëfeu gafën e fundit që i ka ndodhur gjatë pushimeve. Edhe Beniadës siç çdo shqiptari jashtë që i ka ndodhur të paktën një herë, edhe ajo ka “sharë” dikë me mendimin se është i huaj. E ndërkohë personi në fjalë ka qëlluar që është po ashtu shqiptarë.

“O vajza bëra një gafë tjetër tek hoteli. Dola nga spa me robdishame, unë e Ada e hymë te ashensori. E ky djali aty, Ada thotë shife sa i lezeçëm ky djali. E unë i them . Ha mo se s’qenka gjo plotë me qime deri tek qafa. E vazhdojmë në gallatë si gocat, ku ky kthehet mbas një minuti. E thotë përshëndetje, ju jeni shqiptare dhe juve. Na iku ftyra”,- ka treguar më tej Beniada në videon e postuar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X