Një deklaratë e fortë është dhënë këtë të mërkurë në prime-n e Big Brother VIP 4. Bernardi ka shprehur orientimin e tij seksual, pas një debati të ndodhur gjatë javës në shtëpi.
Bernardi: Jam një baba krenar, jam gjysh krenar, nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual.
Deklarata e Bernardit në prime për orientimin seksual ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Njëri prej atyre të cilët kanë reaguar në rrjet është edhe ish-banori i BBV, Jul Deda, i cili pa përmendur emra ka ironizuar situatën. I ftuar në Fan Club BBV4, ai tha se Bernardi u viktimizua me deklaratën që dha gjatë mbrëmjes.
Juli: Kam qenë kundër lojës së viktimizimit, pse duhet të qante një person i tillë aty, a je krenar, shijoje.