Marius Dervishi ose i njohur ndryshe me emrin Zebërvoki ka qenë sot i ftuar në emisionin “Live From Tirana”. Ish-banori i “Big Brother VIP 4” ka folur për eksperiencën e tij në reality show dhe për planet që ka tani që nuk është më pjesë e formatit.
Gjatë kësaj interviste, Zebërvoki foli edhe për partneren e tij me të cilën bashkëjeton prej 3-4 vitesh. Ai u shpreh se ajo e ka dashur atëherë kur ishte askushi dhe një gjë të tillë e vlerëson shumë tek ajo.
I pyetur nëse kanë në plan një dasmë, ish-banori i BBV 4 u përgjigj se ‘nuk është fans i formaliteteve’. Por ai shtoi se kur ‘të bëhen me fëmijë mund të bëjnë një mini-dasmë’.
Pjesë nga intervista:
Nuk ke folur shumë për partneren dhe jetën private, çfarë mund të thuash për të?
Jam i dashuruar. Bashkëjetoj prej 3-4 vitesh. Ajo është me profesion mami, kemi zgjedhur të jemi të dy në shërbim të qytetarëve. Ne jemi njohur pa hyrë unë në rrjetet sociale akoma, pa u bërë viral. Më deshi atëherë kur isha askushi, këtë vlerësoj tek ajo. Unë atëherë isha në shkollë dhe në punë. Edhe ajo e kishte sprovë të madhe, sepse njohu dikë tjetër. Kur transformoi jeta ime edhe mua më erdhi e papritur, edhe asaj. Ajo njohu dy Marius.
Si e priti ajo vendimin tënd për të hyrë në “Big Brother VIP 4”? Nuk është bërë xheloze se çfarë mund të ndodhte aty brenda?
Ajo ka qenë suport i madh kur hyra në “Big Brother VIP”. Fakti që më ka mbështetur do të thotë që nuk ka pasur dyshime se çfarë do të ndodhte mua.
Keni në plane të bëni një dasmë së shpejti?
Kur them që kam gjetur personin e zemrës, këto fejesa e martesa nuk kanë rëndësi. Nuk jam fans i formaliteteve. Kur të bëhemi me fëmijë mund të bëjmë një mini-dasmë.