Monday, July 1, 2024
spot_img

A më do më? Blero i bën pyetjen e shumëpritur Afronës, ja si u përgjigj ajo

- Advertisement -..

Rreth katër vite më parë Afrona Dika dhe Blero Muharremi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Por pas  dy vitesh ata vendosën që t’i jepnin fund lidhjes së tyre. Në atë kohë ata bënin postime të ndryshme në rrjetet sociale, duke akuzuar njëri-tjetrin për arsyen e divorcit.

Por një ditë më parë në “Youtube” është publikuar podkasit “Talk With Afrona”, ku i ftuari i radhës ishte pikërisht këngëtari i njohur, ku çifti tregoi për herë të parë arsyen e ndarjes së tyre.

Si Blero ashtu edhe Afrona pranuan se kanë patur faj që martesës së tyre i erdhi fundi. Gjithashtu këngëtari i kërkoi falje disa herë ish-bashkëshortes së tij për të gjitha gjërat që ka thënë kundër saj.

Ata u shprehën se nuk e kanë patur të lehtë ndarjen, por tani mllefi që ata kanë patur kundrejt njëri-tjetrit ka kaluar dhe i uruan njëri-tjetrit vetëm të mira.

Në këtë bashkëbisedim nuk munguan lotët, të qeshurat, pyetjet për vajzën e Bleros, por edhe pyetje ngacmuese.

Në një moment gjatë bashkëbisedimit, Blero e pyet Afronën ‘a më dol hala?’ dhe ajo përgjigjet: “Joo, Blerim. Humor i zi, tipik ti’

E pasi patën një shkëputje të shkurtër, kur iu rithyen bashkëbisedimit Blero e ngacmon sërish: “E lamë te pyetja ime që nuk u përgjigje”.

Afrona e anashkalon kësaj radhe pyetjen dhe nis e flet për gjëra të tjera.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X