Sunday, October 6, 2024
spot_img

Adriana Lima, në moshën 40-vjeçare tregon barkun zbuluar shtatzënë në pasarelë

- Advertisement -..

Adriana Lima ishte ylli absolut i sfilatës së Alexander Wang. Pavarësisht konkurrencës nga koleget e bukura, nga Alessandra Ambrosio te Candice Swanepoel, supermodelja kishte një kartë fituese në krah, një bark spektakolar të foshnjës që pret të vijë në jetë. Në moshën 40-vjeçare, Lima është në pritje të fëmijës së saj të tretë, i pari nga partneri i saj i ri, producenti i filmit Andre Lemmers.

Mami e Valentinës dhe Siennes, të lindura nga lidhja me ish-basketbollistin Marco Jaric, tashmë është në pritje të një djali.

Alexander Wang organizoi një event-show për të prezantuar Fortune City, koleksionin sillte veshje me temë rreth origjinës së tij tajvaneze, të përziera me kulturën amerikane. Zgjedhja e Chinatown në Los Angeles si vend për shfaqjen e tij ishte perfekte. Aty, përveç pasarelës, u ngritën edhe stendat dhe banketet me frymëzim aziatik. Minifustan i zi me një të çarë të madhe në bark dhe mbi kofshë, e tregonte Adriana Limën magjepsëse. Pamja e supermodeles u plotësua me buzëkuq të errët dhe flokë të lagur.

Sigurisht që nuk është hera e parë që një bak shtatzënë shfaqet në një sfilatë mode apo në një revistë. Ka shumë stilistë dhe fotografë që kanë zgjedhur ndër vite shtatzëna të famshme për projektet e tyre, ku suksesi është gjithmonë i garantuar. Adriana Lima është e fundit nga shumë yje duke shkëlqyer si kurrë më parë. E lumtur për këtë shtatzëni, mbase e papritur, top modelja ka postuar së fundmi një video mjaft të ëmbël ku së bashku me partnerin dhe fëmijët e tyre përkatës tregojnë gjininë e fëmijës që pritet të lindë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X