Adrola Dushi konsiderohet si një nga femrat më të bukura shqiptare, e cila bukurinë shqiptare e ka përfaqësuar denjësisht edhe jasht vendit me sukseset e saj si modele.
Ish -missi që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen e saj dhe kontributin për kulturën e Mirditës, kudo që ka marrë pjesë, në eventet kombëtare apo ndërkombëtare si përfaqësuese e Shqipërisë.
Për këtë arsye, sot Adrola është nderuar nga Bashkia e Mirditës, e cila ia dhuroi Stemën e Artë të Bashkisë Mirditë!
Adrola është renditur si gruaja e parë mirditore që i jepet kjo stemë e artë me simbolet mirditore.
Modelja gjeti rastin për të falenderuar publikisht Kryetarin e Bashkisë Mirditë Z. Ndrec Dedaj, përmes një postimi në Instagram, të cilin mund ta lexoni të plotë në postimin e mëposhtëm.