Friday, March 21, 2025
spot_img

Aksidenti tragjik në aksin Fushë-Krujë-Vorë: 4 të rinj humbasin jetën

- Advertisement -..

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në Fushë-Prezë ku për pasojë kanë humbur jetën 4 të rinj; Enejdi Laçi 25 vjeç, Erildi Laçi 20 vjeç, Enrikejd Kurti 24 vjeç dhe Andi Laçi 22 vjeç.

Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj bën me dije se Enejdi Laçi, Erildi Laçi janë vëllezër, ndërsa Andi Laçi ka lidhje fisnore me ta.

Makina që drejtohej nga 25-vjeçari Enejdi Laçi është përplasur me betonierën dhe si pasojë e përplasjes ka shpërthyer në flakë.

Në pamundësi për të dalë nga makina asnjë nga të rinjtë nuk ka mundur t’i mbijetojë flakëve.

Ndërsa drejtuesi i betonieres 24-vjeçari A.K. është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X