Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Aktori i njohur e surprizon mamanë e tij me një shtëpi të re

- Advertisement -..

Aktori Dwayne Johnson ose ndryshe i njohur  me emrin e tij artistik “The Rock” e befasoi nënën e tij, Ata me një shtëpi krejt të re, teksa ka zbuluar në një seri videosh që tregojnë reagimin e të ëmës.

“Kur isha djalë i vogël, e urreja kur nëna ime qante”, shkroi Johnson. “Këto ditë, me kënaqësi do t’i marr lotët e gëzimit. E befasova mamin dhe i bleva një shtëpi të re.”

Johnson shpjegoi se atij dhe ekipit të projektimit iu deshën tetë javë për ta mobiluar shtëpinë plotësisht përpara se t’ia tregonin Ata-s.

“Gjithçka që ajo pa ishte krejt e re dhe një surprizë totale,” ndau ai. “Unë kam qenë mjaftueshëm me fat që i kam blerë disa shtëpi gjatë viteve, por kjo është e veçantë pasi më ka thënë vazhdimisht gjatë këtyre viteve të fundit, pas një jete udhëtimi, dua që kjo shtëpi të jetë e fundit. Kjo është ëndrra ime. Mami, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të të bëj të lumtur – mirë se erdhe në shtëpi.”

“Unë gjithmonë them, nëse ke një nënë të mirë, atëherë ke mundësi të bëhesh një qenie njerëzore e mirë dhe e kujdesshme”, vazhdoi Johnson. “Le t’i japim të gjithë nënave tona një përqafim të fortë këtë fundjavë dhe t’i bëjmë ato të lumtura.”

Në një video shtesë, Ata shikoi “Smackdown Room” e saj të ri, e cila është një hapësirë ​​e mbushur me kujtime kushtuar karrierës së gjatë të djalit të saj si atlet, mundës, aktor dhe sipërmarrës.
“Në shtëpitë e saj ajo gjithmonë ka ‘Smackdown Room’ e saj ku mban sendet më të bukura të Rock, por me kalimin e viteve ato janë mbushur plot” shpjegoi ai.
Në video, Ata mund të shihet duke hyrë në dhomë dhe duke përsëritur: “Oh Zot, kjo është e bukur”, i thotë ajo djalit të saj.
“E vërteta është, kur unë jam vetë në këtë dhomë që ajo ka krijuar, kanë një energji kaq pozitive dhe të bukur. Gjithmonë një kujtesë e mirë për mua që të mos harroj kurrë se nga kam ardhur dhe të jem gjithmonë mirënjohës. Mirë se vjen në shtëpi mami.”
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X