Thursday, May 16, 2024
spot_img

Aktori i njohur i “Peaky Blinders”, gjobitet për posedim droge

- Advertisement -..

Aktori i filmit “Peaky Blinders”, Paul Anderson, është gjobitur për posedim droge, pasi u kap me kokaine dhe substanca të tjera narkotike në Boxing Day.

Anderson, i cili luan Arthur Shelby në film u paraqit në gjykatën e magjistraturës në Highbury Corner të enjten, i akuzuar për posedim të kokainës të klasit A, si dhe amfetaminave të klasës B dhe dy substancave me recetë të klasës C. 48-vjeçari u deklarua fajtor për të katër akuzat dhe u gjobit me një total prej 1,345 £.
Sipas The Guardian, policia kishte gjetur Anderson me një djalë të ri dhe një fëmijë 17 muajsh. Ata e çuan atë më pas në një stacion policie, ku i gjetën kokainë dhe një mbështjellës pluhuri kafe që ishte amfetamine, plus diazepam dhe pregabalin.

Në mbrojtje të tij, avokati i Anderson i tha gjykatës: “Ju do ta njihni të pandehurin nga një rol shumë intensiv që ai ka luajtur në një shfaqje televizive. Ai njihet në çdo vend dhe bën çmos për të kënaqur fansat e spektaklit duke u futur në karakter.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X