Tuesday, September 10, 2024
spot_img

Aktorja e famshme shqetëson fansat me syrin e nxirë, zbulon çfarë i ndodhi

- Advertisement -..

Syri i nxirë i aktores së famshme, Sharon Stone, në një foto në “Instagram” që ajo postoi më 31 korrik, shqetësoi fansat e saj. Për këtë arsye, ajo u rikthye me një postim të ri për të shpjeguar se çfarë ndodhi.

Duke folur në një video, ylli i Hollywood-it, e cila këto ditë po pushon në Turqi, ka theksuar se nuk e ka lënduar askush por është si pasojë e një incidenti, shkruajnë mediat e huaja.

Më në detaje, Stone tha në “Instagram”:

“Hej, e di që të gjithë jeni të shqetësuar për mua nga syri i nxirë, kështu që dua të dini se kam udhëtuar në kaq shumë vende dhe hotele sa në një moment sapo u ngrita në mes të natës për të shkuar në tualet nuk dija ku isha. Dhe rashë me fytyrë mbi mermer. Jo, askush nuk më ka bërë asgjë dhe jam mirë. Po kaloj shumë mirë dhe jam mirëpritur në çdo udhëtim që bëj”.

Në fund ajo hoqi syzet e diellit që mbante dhe tregoi syrin, për të shtuar me humor: “Po bëhet më mirë, por gjithsesi është një sy i bukur i nxirë”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X