Aktorja hollivudiane Zara Phythian është dënuar me burg ditën e sotme në abuzim seksual ndaj një të miture.
36-vjeçarja, e cila luajti në filmin e Marvel të vitit 2016, Doctor Strange, së bashku me Benedict Cumberbatch dhe Tilda Swinton, u shpall fajtore për abuzim seksual me një vajzë për tre vite, që kur ajo ishte 13 vjeç.
Ajo dhe bashkëshorti i saj ‘mjeshtër’ i Taekwondo-së, Victor Marke, u dënuan për 14 akuza të aktivitetit seksual me vajzën.
Në gjykatë u tha se dyshja abuzuan me viktimën e tyre ‘një ose dy herë në muaj’ nga viti 2005 deri në 2008 dhe se e mitura ishte abuzuar të paktën 20 herë në raste të ndryshme. Krahas akuzës së përbashkët, bashkëshorti i Pythian u akuzua veçmas për katër akuza për sulm të pahijshëm ndaj një vajze tjetër, 15 vjeçe në atë kohë, midis viteve 2002 dhe 2003.
Çifti i kishte mohuar të gjitha akuzat, por u shpallën fajtorë pas një gjyqi 12-ditor në Gjykatën e Nottingham Crown. Phythian kishte një pamje tmerri në fytyrën e saj kur u dha vendimi për dënimin e saj.
Ajo qëndroi në bankën e të akuzuarve e veshur me një kostum pantallonash të zezë me kopsa, duke qarë ndërsa përgjegjësi i jurisë jepte vendimet.