
Aktorja Eliona Pitarka është një prej artisteve që qëndron gjithmonë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo ka vendosur që t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj. Një ndjekës e ka pyetur aktoren: “Kur fillon Klanifornia”?

Ajo befasoi me përgjigjen. Aktorja ka bërë të ditur se nuk ka informacion lidhur me datën që nis “Klanifornia” pasi ajo nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të humorit.
“Në fakt nuk kam info të saktë për datën, pasi unë nuk do të jem më pjesë e Klanifornias, uroj të shihemi së shpejti në projekte të tjera televizive”, ka shkruar Eliona duke konfirmuar largimin.
