Legjenda e Holluwoodit, Al Pacino ka nisur një lidhje të re me bukuroshen 28-vjeçare Noor Alfallah, e cila më parë ka qenë e dashura e Mick Jaggerit.
Çifti ka një diferencë moshe prej 53 vitesh dhe së fundmi janë parë bashkë gjatë një darke me aktorin Jason Momoa.
“Ajo ka qenë me Al Pacinon për disa kohë dhe ata shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem edhe pse ai është më i madh se babai i saj. Ajo lëviz me elitën e të pasurve dhe vjen nga një familje me para”, sipas burimeve pranë dyshes.
Alfallah njihet për lidhjet e saj me persona me një diferencë të madhe në moshë, ndërkohë për sa i përket Pacino ka një listë të gjatë të ish të dashurave por nuk është martuar kurrë.