Sunday, September 8, 2024
spot_img

Alba e zë ‘ngushtë’ Azemin, e pyet për raportin e tyre

- Advertisement -..

Dy ish-banorët e “Big Brother Vip Kosova”, Alba Vukaj dhe Azem Gagica për aq kohë sa ishin në shtëpinë e njohur, kishin shprehur pëlqim për njëri tjetrin, por më vonë modelja u distancua nga ky raport.

Që nga ajo kohë fansat e tyre vazhdojnë të aludojnë se ata janë bashkuar pas mbarimit të “BBVK”.

E si për çudi, Azemi ishte i ftuar në emisionin veror që moderohet nga vetë Alba. I pyetur nga ajo për raportin që kanë, ai u shpreh se janë vetëm miq.

Njerëzit ashtu kështu folin se shumica ndoshta nuk janë duke punu rrin në “Facebook”, më shumë merren me punë të hallkit se me punë të veta. Jemi pëlqyer dhe nuk kanë ec punët si kanë dasht disa njerëz”, tha ai.

Nga ana tjetër edhe Alba u shpreh se kanë raport të mirë shoqëror.

Edhe brenda kemi pas një raport shoqëror. Na nuk jemi pa shumë jashtë se kemi jetë të ndryshme unë në Amerikë me angazhime ti në Zvicër. Raportin e kemi të mirë”, tha Alba.

Mesa duket, dy ish-banorët kanë mbetur miq, e asgjë më shumë se aq!

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X