Friday, December 6, 2024
spot_img

Aleksia flet për herë të parë për Romeon pasi u tha se janë ndarë! “Më mirë mos e kisha bërë”

- Advertisement -..

Aleksia Peleshi është përfolur shumë për marrëdhënien e saj me Romeo Veshajn, pasi së fundmi është dyshuar se janë ndarë nga njeri-tjetri.
Së fundmi, ajo ka sqaruar shumë gjëra mbi marrëdhënien e tyre. E ftuar në emisionin e Aulona Mustës, Aleksia tha ndër të tjera dhe pse nuk e ka më ‘follow’ aktorin në rrjete sociale.

Ajo u shpreh se do kishte dashur më mirë mos ta kishte bërë publike lidhjen duke e quajtur këtë gjë një veprim të nxituar.
“Ka qenë një veprim shumë i nxituar që ta bëja publike dhe të flisja aq me detaje për marrëdhënien time. Unë jam person që më pëlqen të shprehem dhe nuk i fsheh emocionet e mija dhe nëse është nevoja i them para një Shqipërie të tërë, por që më mirë mos ta kisha bërë”,- u shpreh ajo.
“Po të mos e kishe bërë, un nuk do të pyesja tani se pse nuk e ke më ‘follow’ Romeon në ‘Instagram’”- i tha Aulona.
“Nuk flas më për këtë temë, sepse njerëzit mendojnë se jeta ime rrotullohet rreth tij. Sa herë unë flas dy orë dhe flas dy minuta për të, njerëzit thonë ja, kjo vetëm për këtë di të flasi”, ka thënë Peleshi në lidhje me aktorin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X