Kush udhëton shpesh e di mjaft mirë që të papritura ndodhin gjithnjë, që nga anullimi i fluturimeve, ngatërresat e interenareve e të tilla gjëra plot, e rëndësishme është që këto probleme t’i përballosh me kujdes e qetësi sepse pastaj sigurisht ke rrezik që mund të mos e shijosh udhëtimin, aq më keq, pushimet, ashtu sic duhet.
Me një problem udhëtimesh është duke u përballur së fundmi edhe Alketa Vejsiu. Me anë të një postimi në Instagram, moderatorja e njohur shkruan se ka 5 ditë që i ka humbur valixhja e rrobave nga tranziti në Vjenë, gjë që në fakt është një nga të papritura që udhëtuarët i druhen më shpesh nëpër aeroporte.
E megjithatë Alketa shkruan se edhe pse ka mbetur vetëm me një cantë dore, mbetet një njeri i gëzuar. Po ashtu ajo fton ndjekësit e saj të ndajnë eksperienvat e ngjashme me të, edhe për të kuptuar pak më mirë se kur mund t’i kthehet valixhja. Nëse do t’i kthehet gjatë këtij udhëtimi, gjithmonë…
Aktualisht Alketa është totalisht me pushime, teksa ka paralajmëruar se po punon për disa projekte për në sezonin e ri, mes tyre “Dance With Me”.