Pas dyshimeve që u ngritën dje në “Big Brother VIP” nga Sara, sot është aluduar shumë në rrjet mbi daljen e Bardhit.
E dashura e tij inicioi se nëna e këngëtarit nuk ishte sëmurë por kjo situatë ishte e stisur nga menaxheri i tij për ta nxjerrë nga shtëpia.
Për të shuar çdo dyshim, Bardhi ka publikuar sonte një foto të nënës së tij në spital. Ai shkruan se ajo ndodhet në gjendje të mirë duke falenderuar ndjekësit për mbështetjen.
“Prane teje ne krejte rrethanat, ti je arsyeja me krejte meritat per djalin qe une jom! I lumtur qe je me mire! Falenderues per krejt njerezit qe m’kan shkru per gjendjen shendetesore te nanes! Kerkoj falje per krejte ata adhurues qe u deshpruan nga dalja ime e parakohshme, por ne fund te dites shendeti i gruas me te rendesishme ne jeten time vendosi ndryshe!
Shihemi shume shpejte! “- shkruan ai.