Saturday, January 18, 2025
spot_img

Aludimet se u dhunua nga ish-kryeministri, Anita Haradinaj: S’ka burrë që …

- Advertisement -..

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj.

“Nuk ka burrë që del dhe më rreh mua,” tha ajo, duke shtuar se as prindërit e saj nuk e kanë rrahur kurrë. Ajo shpjegoi se ka pasur dy incidente kur është rrëzuar nga takat dhe ka thyer hundën, pa pasur asnjë lidhje me Ramushin.

“Ditën që dikush do të më rrahë, unë konferencë për mediat mbaj dhe e them. Nuk më vjen turp,” vijoi më tej ajo.

Anita e cilësoi Ramushin si “njeriun më të mirë që ka takuar ndonjëherë” dhe e mbrojti atë nga spekulimet, duke theksuar se ai është një bashkëshort dhe baba shembullor.

“Edhe 70 herë të martohem, prapë atë djalë do të zgjidhja,” shtoi ajo, duke e quajtur padrejtësi që dhimbja dhe incidentet e saj personale t’i faturohen bashkëshortit të saj.

Ky reagim vjen si një përpjekje për të mbyllur kapitullin e thashethemeve që, sipas saj, kanë qenë të pavërteta dhe të padrejta.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X