Florjana Gjini ose e njohur si Ana është një nga ish-konkurentet më të komentuara të Përputhen.
Sidomos pas ndarjes së saj nga Bruno Shemsho, me të cilin doli çift nga programi i dashurisë. Ish-konkurrentja e Për’puthen, pas ndarjes vijon me postimet thumbuese më rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka postuar në llogarinë e saj në TikTok një video gazmore, ku ka përdorur zërin e Big Mamës teksa thotë se nuk do të vuaj për ishin dhe se e ka gjetur tjetrin.
“Çfarë të bëj të qaj unë tani. Unë kam gjetur tjetrin do qaj për atë vjetrin,”-dëgjohet në sfond gjatë videos.
Lajmi i ndarjes u konfirmua nga vetë Bruno përmes një video-live në rrjetet sociale. Që pas deklaratës së tij, ish-çifti janë ndjekur me kuriozitet të madh nga fansat për të zbuluar më shumë rreth arsyes së ndarjes.