Një postim nga Anaid Kaloti po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke hedhur dritë mbi prapaskenat e një marrëdhënieje të shumëkomentuar mes Egli dhe Gjestit. Sipas tij, marrëdhënia e tyre nisi si një aleancë strategjike që duhej të ruhej për hir të publikut pas përfundimit të Big Brother VIP Albania.
Në një paralelizëm me fabula, Anaidi rrëfen se një “plak” i urtë i këshilloi që të bashkëpunonin për të fituar besimin e publikut, duke ndërtuar projekte muzikore dhe duke u mbështetur te njëri-tjetri. Ndërsa Egli ishte dakord, Kingi refuzoi.
“Ju nuk ndiqeni në Instagram kështu që…”/ I shkroi poezi Jozit, Loredana përballet me konkurenten: Shpirt mua ai ma shkruajti, kaq ka rëndësi
Ai zbulon se ky i fundit ishte i përfshirë me dikë tjetër dhe nuk donte të vazhdonte lojën, duke e konsideruar marrëdhënien si të sforcuar dhe të paqëndrueshme.
Kaloti thekson se ndonëse të dy patën një periudhë fame, me kalimin e kohës situata ndryshoi: Kingi nuk po arrinte suksesin e mëparshëm, ndërsa Egli zgjodhi një rrugë më të heshtur, larg skemave dhe “rrëmbimeve” të vëmendjes. Në përfundim, ai ironizon: “Sa më lart të ngjitesh, aq më e vështirë është të ngrihesh kur bie poshtë.”
