Monday, September 23, 2024
spot_img

Liam Payne ‘kryqëzohet’ nga fansat pas deklaratave

- Advertisement -..

Liam Payne është vënë në qendër të kritikave pasi dha një intervistë për ish-shokët e tij të grupit ‘One Direction’.

Këngëtari, 28 vjeç, u shfaq në podcastin ‘Impaulsive’ me YouTuber-in kontrovers Logan Paul, ku ai bëri një sërë komentesh që nuk u pritën mirë nga fansat. Ai dhe moderatori diskutuan për grindjen online të ish-shokut të grupit Zayn Malik me vëllain e Logan, Jake Paul, në vitin 2020. E dashura e atëhershme e Zayn-it, Gigi Hadid, e kritikoi Jake-n duke e konsideruar si “të parëndësishme” dhe duke quajtur të dashurin e saj “një mbret me respekt”.

Liam foli për dramën, duke thënë: ‘Ajo postoi diçka në Twitter që lidhej me të paturit një burrë të respektueshëm ose diçka e tillë. Kjo nuk përputhej me burrin e saj.‘ Komenti është interpretuar nga fansat si një referencë ndaj pretendimit që nëna e Gigi-t, Yolanda Hadid, vitin e kaluar akuzoi Zayn se e kishte ofenduar dhe goditur.

Liam vazhdoi të fliste për Zayn, duke thënë se kishte shumë arsye pse nuk më pëlqen Zayn, por shtoi se ai do të jetë gjithmonë në anën e tij për shkak të edukimit të ashpër sipas tij që Zayn ka patur nga prindërit. Ai tha: “Ka shumë arsye pse nuk më pëlqen Zayn dhe ka shumë arsye pse unë do të jem gjithmonë, gjithmonë në anën e tij. Nëse do të më duhej të kaloja atë që ai kaloi, përmes rritjes së tij… A janë prindërit tuaj janë mbështetës? Prindërit e mi janë tepër mbështetës deri në atë pikë sa ndonjëherë është e bezdisshme dhe as që e kanë problem që ta them këtë. Dhe Zayn kishte një edukim të ndryshëm në këtë kuptim.”

Fansave nuk i pëlqyen fare fjalët e Liam dhe në mediat sociale i kanë dalë në mbrojtje Zayn, duke bërë që emri i Liam të jetë në trend në Twitter. Ata e kritikuan Liamin për përforcimin e stereotipeve negative dhe i thanë që të shqyrtonte marrëdhëniet e tij, pasi u raportua se ai tradhtoi ish-të fejuarën e tij Maya Henry. Një tjetër i kërkoi: ‘të nxirresh fakte se prindërit e njerëzve të tjerë nuk ishin aq mbështetës.’ Të tjerë u morën me deklaratën e tij se është anëtari më i suksesshëm i gurpit, duke publikuar faktet se Harry dhe Zayn janë më të suksesshëm.

Ja disa nga komentet:

“Të përmendësh se prindërit e dikujt tjetër nuk ishin aq mbështetës sa prindërit e tu nuk ëhstë normale. Mënyra e vetme me të cilën Liami merr vëmendje është kur flet për anëtarët e 1D. Shiko jetën tënde sepse kjo është me të vërtetë e turpshme.”

“Gjëja më qesharake e Liam Payne që thotë se ai ishte anëtari më i suksesshëm i One Direction është se e ka seriozisht kur flet. Po i beson zërave në kokën e tij pa asnjë dyshim”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X