Saturday, November 2, 2024
spot_img

Arbana Osmani merr vendimin e papritur. Shkak, rritja e çmimeve!

- Advertisement -..
Arbana Osmani merr vendimin e papritur. Shkak, rritja e çmimeve!

Arbana Osmani është një prej moderatoreve më të dashura të publikut. Por një pasion i saji shumë i madh është dhe kuzhina, duke shkruar edhe libra me receta. Librin  i saj “Receta për 5 minuta” është pëlqyer nga lexuesit, por rritja e çmimeve e ka detyruar atë që të mos e ribotojë më. 

Ajo ka njoftuar përmes një postimi në “ Instagram” se ka vendosur mos ta ribotojë për shkak se është rritur çmimi i lëndës së parë kështu që edhe çmimi i librit dyfishohet.

“Libri im i dytë me receta gatimi është “sold out”prej shumë muajsh, dhe çdo dite marr me dhjetëra mesazhe nga ju që më pyesni se ku mund ta gjeni…Për shkak të rritjes së cmimeve të lëndës së parë të printimit kam vendosur të mos e ribotoj, pasi ribotimi do ta dërgonte në treg me dyfishin e çmimit të mëparshëm dhe gjykoj që kjo thjesht nuk është e drejtë. Librat e mi me receta nuk i kam parë dot si biznes, por më shumë si një mundësi për të ndarë grimca nga jeta ime në kuzhinë me ju; kështu që derisa të gjejmë kohë për receta të reja (me këto ritme fëmijesh nga 2034) do ndajmë receta të shijshme dhe të shpejta këtu në IG”, ka shkruar Arbana.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X