Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare në martesë në qershor. Çifti realizoi një ceremoni shumë private në Itali, me praninë e njerëzve më të dashur. Vetëm një foto kanë ndarë ata nga dasma e tyre ku çifti shfaqen duke u puthur teksa qëndrojnë vetëm para kishës.
Sakaq, sot Arbana ka ndarë një postim me foto të ndryshme në Instagram. Mes tyre është edhe një collage me foto të vogla nga dasma, ku shihet pak ambienti brenda kishës, disa foto të saj me Eduartin, një foto e të ftuarve, Joni që mban unazat.