Saturday, August 2, 2025
spot_img

Arbana Osmani rikthehet në ekran, formati reality që do të moderojë!

- Advertisement -..

Arbana Osmani vijon të mbetet një ndër moderatoret më të dashura për publikun. Shumë aktive në rrjetet e saj sociale, prezantuesja nuk i shpëton asnjëherë pyetjes se kur do të rikthehet në ekranin e madh.

Dhe duket se momenti për një rikthim të shumëpritur është afër. Burime bëjnë me dije, se Arbana është pranë konkretizimit të një projekti televiziv. Bëhet fjalë për një reality, ndryshe nga sa jemi mësuar të shikojmë në ekranet shqiptare. Kryefjalë do të jenë talentet e reja në fusha të ndryshme të artit që do të performojnë në skenë, por jo vetëm. Projekti, është ende duke u përgatitur nga producentët, ashtu edhe si vazhdojnë bisedimet për të marrë në krye të spektaklit Arbana Osmanin.

Mesa duket kjo shënon edhe pikën që do të sjellë sërish në ekran emrin e dashur për publikun. Një fakt të tillë, ka qenë vetë Arbana që e ka paralajmëruar vetëm pak kohë më parë. Në një intervistë”, moderatorja e njohur bëri të ditur se në shtator do të rikthehet me sezonin e dytë të emisionit të saj, “Mirëmbrëma yje”, një format që u mirëprit nga publiku në edicionin e parë.

Përveç këtij rikthimi, Arbana paralajmëroi edhe një projekt tërësisht të ri. Ajo nuk dha ende detaje për përmbajtjen apo konceptin e formatit, por konfirmoi se puna për të ka nisur. Në intervistën e saj, Arbana bëri me dije se këto projekte ishin vetëm për kanalin e saj të You Tube, duke mos dashur të prekë detaje nga propozimi i marrë. Vetëm pak muaj më parë, Arbana u ngjit në skenë, ku edhe paralajmëroi kështu se kishte ndryshuar shtëpinë mediatike.

Në skenën e “X Factor Albania” moderatorja erdhi me një rrëfim sa frymëzues e të guximshëm vetëm pak kohë më parë, duke paralajmëruar një zhvendosje të saj në këtë televizion. Teksa shumë është aluduar në rrjet për largimin e saj nga televizioni ku punoi për vite me radhë në programe të ndryshme, ajo i dha të gjitha përgjigjet. Këto të fundit, nuk i përngjasojnë atyre që shpesh jemi mësuar të dëgjojmë. E për të zbuluar detaje të reja nga projektet e prezantueses, do të na duhet të presim edhe pak, deri në sezonin e ri televiziv.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X