Saturday, December 21, 2024
spot_img

Arbenita Ismajli merr vendimin e papritur pas dramave me Feron

- Advertisement -..

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka zgjedhur të tërhiqet nga Instagrami, duke shkaktuar habi te fansat e saj. Ky vendim vjen pas dramave të vazhdueshme me ish-bashkëshortin e saj, ish-reperin Fero.

Arbenita, e cila ndodhet në Dubai për disa ditë pushimi dhe për setin e saj më të fundit fotografik, nuk figuron më aktive në platformën e njohur. Arsyeja për këtë zhdukje të papritur nuk është bërë ende e ditur, por pas zhvillimeve të fundit, një pauzë nga rrjetet sociale mund të jetë një veprim i menduar mirë nga ana e modeles.

Fansat dhe ndjekësit e saj po spekulojnë nëse ky është një vendim i përkohshëm apo një hap më serioz për t’u distancuar nga dramat publike. Deri në një deklaratë zyrtare nga Arbenita, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me prezencën e saj në mediat sociale.

Disa ditë më parë Fero publikoi disa fotove në Instagram, ku shfaqej Arbenita së bashku me vajzën e tyre dhe një mashkull tjetër. Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live,” Fero shprehu hapur shqetësimin e tij për të ardhmen e vajzës dhe situatat ku ajo mund të përfshihet.

“Unë kam hedhur një foto sepse aty qëndron vajza ime. Kam argumente se vajza ime keqpërdoret nga burra të huaj. Është shqetësimi im për të ardhmen e saj,” tha reperi, duke vënë në dukje se përfshirja e vajzës në situata të tilla është një temë tepër delikate për të.

Ai theksoi se Arbenita ka të drejtën të jetojë jetën e saj siç dëshiron, por kërkoi që vajza e tyre të mos përfshihet në vendimet apo zgjedhjet e saj personale.

Deklaratat e Feros kanë ngjallur debat në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë në opinione të ndryshme. Disa mbështesin shqetësimet e tij si një baba, ndërsa të tjerë argumentojnë se publikimi i çështjeve familjare në rrjetet sociale është i papërshtatshëm dhe i dëmshëm për fëmijën.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X