Ish-opinionisti i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari, ka folur së fundmi për trekëndëshin Bora Zemani-Donald Veshaj-Beatrix Ramosaj.
Sipas tij Donaldi për Beatrix ka patur vetëm një pëlqim të momentit por shtoi se njerëzit duhet të kthehen te ajo që duan sado të kenë histori të ndryshme në jetë.
“Nuk mendoj që ka patur ndonjë gjë me Beatrix, me Borën besoj që ka patur, me Beatrix mund te ketë patur ndonjë pëlqim gjatë kohës sa kanë qenë brenda shtëpisë dhe vet fakti se si shkuan ngjarjet që në momentin që kanë dalë nga shtëpia nuk ka patur asgjë mes tyre me vjen ndërmend që ka qenë në pëlqim momental.
Njerëzit që duhet do të kthehen te ajo që duan sado që te kenë histori të ndryshme në jetë e tyre”, është shpreh Hajdari i ftuar në emisionin “Kojshia Show” në RTK.