Këngëtari i njohur Ardian Bujupi është gjithmonë privat përsa i përket jetës së tij personale. Rrallë herë Ardiani na tregon se çfarë bën ai me jetën përtej muzikës.
Ajo që dimë, është se një vit më parë Bujupi i dha fund beqarisë nëpërmjet një dasme sekrete nga e cila nuk u publikua asnjë detaj.
As nëpër rrjete sociale ai nuk është parë të postojë lidhur me jetën e tij private dhe ajo që dihet deri më tani është se bashkëshortja e tij quhet Fjolla dhe jeton në Gjermani por kjo e fundit nuk është shfaqur asnjëherë në postimet e këngëtarit.
Mirëpo ditën e djeshme, Ardiani ka publikuar për herë të parë një video me bashkëshorten e tij. Por kjo e fundit nuk ka pranuar të shfaqet me portret. Bujupi shfaqet duke e kapur Fjollën përdore për ta nxjerrë në kamera por ajo nuk dëshiron, e gjithë kjo skenë shihet në reflektimin e xhamit të ballkonit ku dyshja filmojnë videon.