Saturday, July 27, 2024
spot_img

Arjan Konomi pezullohet nga Për’puthen! Ja kush do e zëvëndësojë…

- Advertisement -..

Në ngjarje e pazakontë ka ndodhur në episodin e fundit të ‘’Për’puthen’’ kur pas një debati të ashpër me Mikelën, i cili kaloi në ofendime personale, Arjani u largua nga programi.

Kjo ishte hera e parë që Arjani largohet nga programi pas një viti e gjysmë dhe mësohet se do të ketë një shkëputje, e cila nuk dihet nëse do të jetë vetëm e përkohshme.

Duke qenë se disa episode xhirohen në një ditë, është e sigurt që Arjani do mungojë për të paktën disa programe ku edhe do duhet zëvendësuar.

Produksioni se ka pasur të vështirë. Këtë punë do e kryejë Arjon Muça, të cilin kohë pas kohe e shohim në ‘Prime’.

Arjani dhe Arjoni janë përplasur shpesh shkaku i mendimeve të ndryshme, andaj sigurisht se prania e tij në program do sjellë qasje ndryshe/tjetër nga çfarë kemi parë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X