Ishin shoqe dhe shumë të afërta me njëra-tjetrën gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania por Fifi dhe Arjola nuk vazhduan më shoqërinë pas daljes.
Këtë e zbuloi vet Fifi.
Teksa Monika ishte e ftuar në emisionin “Dielli dhe hëna”, telefonoi Fifi për një rreng, ndërsa në fund të telefonatës, ajo i tha Monikës se kishte njerëz të padëshiruar në ditëlindjen e kësaj të fundit.
E pyetur nga moderatorja Nevina Shtylla se cilët ishin njerëzit e padëshirueëshëm në festë, ajo tha emrin e Arjola Demirit me arsyetimin se i ka bërë bllok.
Biseda në studio:
Fifi: Kishte njerëz të padëshirueshëm në ditëlindjen tënde
Monika: Kush ishte
Nevina: Po na e the emrin, Monika ka 20 pikë plus në lojë
Fifi: Një njëri që ma ka bo bllok është Arjola kshuqë…
Mesa duket, dy ish-konkurrentet e Big Brother Vip Albania 1 nuk i kanë sheshuar hatërmbetjet, që pas daljes së Fifit nga spektakli. Ajo e akuzoi Arjolën se nuk e kishte mbështetur, pavarësisht se aktorja qau kur Fifi doli nga shtëpia.
Pas kësaj deklarate që bëri bujë në media, Arjola ka reaguar tërthorazi përmes një postimi në rrjete sociale.
“Lajkatarët duken si shokë, ashtu siç duken ujqërit si qentë. Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e një gruaje Alfa”, shkroi aktorja në postimin e saj të fundit dhe kjo u mor si përgjigje për Fifin.