Thursday, September 19, 2024
spot_img

Armina Mevlani: Jam sulmuar për lidhjen me Shkëlzenin…

- Advertisement -..

Mbrëmjen e djeshme moderatorja Armina Mevlani rrëfeu një pjesë të jetës së saj. Armina u shpreh se në për periudhën e vështirë që ka pasur kur marrëdhënia e saj me Shkëlzen Berishën u bë publike. Ajo tha se është ndierë e sulmuar, në një kohë kur ishte naive.

“Unë personalisht e kam gjetur veten në një moshë shumë të re përpara sulmeve medietike. Jeta ime, që kur lidhja ime u bë publike, ndryshoi komplet. Unë isha një vajzë naive që adhuroja të rrija vetëm me shoqërinë time. S’kisha pasur eksperienca lidhjesh serioze më parë. Nga momenti që më ndryshoi në pak ditë, fillova të kuptoj që shumë gjëra nga shoqëria ime funksiononin ndryshe. Shumë gjëra të miat personale filluan të qarkullonin, të cilat unë i kisha folur me njerëzit e mi më të afërt” – u shpreh Armina Mevlani.

Blogerja gjithashtu dha dhe një mesazh për vajzat ku u shpreh se është që të tregohen të zgjuara dhe të jenë të fokusuara te jeta e tyre intime.

“Ajo që unë dua t’i them vajzave të reja, të paktën për sa i përket eksperiencës sime, është që të tregohen të zgjuara dhe të jenë të fokusuara te jeta e tyre intime. Është një shprehje që thotë ‘mos tregoni rrigën, jetën intime dhe planet e ardhshme” – tha Armina.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X