Wednesday, February 19, 2025
spot_img

Arrestimi i Erion Veliajt/ Personazhet publike e mbështesin në Instagram

- Advertisement -..

Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka shkaktuar reagime të ndryshme mes qytetarëve dhe figurave publike. Disa kanë shprehur gëzim për ndalimin e tij, ndërsa të tjerë kanë shprehur mbështetje dhe keqardhje për situatën.

Shumë artistë dhe personalitete të njohura kanë dalë publikisht në mbështetje të Veliajt, duke vlerësuar kontributin e tij në transformimin e kryeqytetit.

Moderatorja Albana Osmani theksoi se njeriu duhet vlerësuar për punën dhe kontributin e tij, duke shtuar se deri në momentin që drejtësia flet, perceptimet apo klima politike e çastit nuk duhet të ndikojnë në gjykimin e tij.

Këngëtari Ardit Çuni vlerësoi (sipas tij) transformimin e Tiranës gjatë drejtimit të Veliajt, duke theksuar mbështetjen e tij për artistët dhe të rinjtë. Ai shprehu besimin se e vërteta do të dalë në dritë dhe se Veliaj ka mbështetjen e atyre që e duan dhe e vlerësojnë punën e tij.

Moderatorja Klea Huta dhe balerini Ilir Shaqiri gjithashtu shprehën mbështetjen e tyre, duke vlerësuar përpjekjet e Veliajt për ta bërë Tiranën një vend më të mirë. Shaqiri theksoi se Veliaj e ka transformuar Tiranën nga një gjendje të keqe në një kryeqytet të denjë.

Këto reagime pasojnë arrestimin e Veliajt nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), nën akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Aktualisht, Veliaj ndodhet në paraburgim në Bllokun e Sigurisë “Mine Peza” në Tiranë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X