Pa ftesë, Shemi i Ilirëve, u nis për të performuar në festivalin “Sunny Hill”, mirëpo përfundoi në pranga.
Skenës së këtij festivali, Shemi ia mësyjti pasi komandant Remi u ankua në përmbajtjen e edicionit të sivjetëm. Madje, Remi tha se “pse të mos jehojë kënga shqip ‘Xhamadani vija vija’”.
Ish-komandanti i zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, të enjten ka reaguar për përmbajtjen e edicionit të Sunny Hill Festival. Ai tha se me përmbajtjen aktuale “festivali është i vafër”.
Mes kritikash, Remi e bëri edhe një propozim. Ai tha se në atë festival duhet të ‘jehojë’ kënga “Xhamadani vija vija” nga Shemi me Ilirët.
Dy ditë më pas, Remit iu plotësua dëshira. Shemi me Ilirët u ftuan që të këndojnë, veçse jo në Sunny Hill por në “Mërgata Fest”, të hënën në Lipjan.
Këtë e bëri të ditur vetë Shemi i Ilirëve.
“Ka me shku hallakam në Lipjan me Shemi Ilirët”, thuhet në postim.
Por dje, Shemi vendosi që të shkojë në Sunny Hill dhe ta këndojë këngën e Adem Jasharit, por nuk arriti ta përfundojë synimin e tij, pasi ai u arrestua nga Policia.
Lajmin se është arrestuar e ka konfirmuar vetë Shemi. Ai tha se një polic ka urdhëruar ta arrestojnë atë “pa e bërë një të keqe”.
Tutje këngëtari tregoi se kanë pasur një debat me Dukagjin Lipën, pasi Shemi ka dashur që ta këndojë këngën e Adem Jasharit në festival, ndërsa thotë se Lipa i është betuar në fëmijët e tij që nuk do ta lejojë atë.
“Une jam perqare me Dugin se i jam betu ne dy femi te mi se kam me dal me kendu kangen e ADEM JASHARIT e ai ashte betu ne tre femi se nuk ka mem leju.Neser une kam me dal me kendu ate kang le te merr sa te doje para Shkelzen Xhafa po une kam me dal.Shihemi ne Sunny Hill Shemi iliret Xhamadanin dhe Adem Jasharin…kanga e legjendarit ashte hiti ma i madh per momentin vetem Dugagjin Lipes i pengon krejt stafin nalt e ka me shkie edhe policet e din dhe ju pengon vetem Shkelzen Xhafes jo se e ka haraqin aty.Zoti i nimofte popullit shqipetar”, shkroi Shemi.