Udhetimet na bëjn të qeshur, aktivë, të hapur për të përqafuar me gjithë gjërat e bukura që mund të ofrojë bota, dhe kjo nuk është vetëm një përshtypje.
Për të treguar se të udhëtuarit është një çelës për të hyrë në shtëpinë e lumturisë, ka ndërhyrë edhe shkenca…Ka nga ata që udhëtojnë shpesh sepse e kanë të shkruar në AND. Sipas një studimi të fundit, dëshira për të udhëtuar është e lidhur me kuriozitetin dhe rregullon nivelin e dopaminës në tru, duke e bërë kështu njeriun më entuziast sa herë që shkon në një udhëtim.
Shikoni ca arsye të tjera pse duhet të udhëtoni:
- Kush udhëton është më krijues – Nuk ka rëndësi destinacioni, vlen vetëm qëllimi I udhëtimit. Të jesh në kontakt me banorët e një vendi të huaj, të njohësh kulturën, zakonet e tyre, vë në lëvizje atë që shkencëtarët e quajnë ‘fleksibiliteti njohës’
- Kush udhëton ka më shumë besim – Sa më shumë vende të vizitosh e sa më shumë njerëz të njohësh, bindesh se në botë, nuk janë të gjithë të këqij, ka njerëz të mirë për të zbuluar, prandaj udhëtimi ndihmon.
- Kush udhëton është më i zoti të zgjidhë problemet – Studimet kanë treguar se studentët që jetojnë larg vendeve të tyre janë më të zotët në zgjidhjen e problemeve, sepse e dinë që një pikëpyetje mund të ketë më shumë se një përgjigje, falë përvojave të ndryshme që kanë parë e jetuar.
- Kush udhëton është më produktiv në punë – Vendet që kanë më shumë ditë pushimi zyrtare, janë më produktivë.
- Udhëtimet të zgjasin jetën – Udhëtimet ngadalësojnë perceptimin që kemi mbi kohën. Pra, e bën një ditë të duket më e gjatë, dhe nga udhëtimi në udhëtim është si një eliksir që zgjat jetën.
- Na bën të dukemi më interesant – Pas hobit, argumenti i dytë që përmendet gjatë takimeve të para, janë udhëtimet. Kështu që udhëtimi është mënyrë e mirë edhe për të qenë në lartësinë e duhur gjatë bisedave.
- Edhe vetëm ideja e nisjes ngacmon humorin e mirë – Dëshmi të tëra të mbledhura nga studiues, tregojnë se qoftë faza organizative, diskutimet e para apo edhe vetëm ideja e ikjes, na bën më të lumtur, shkruan living. Epo, mendoni pak udhëtimi.
- Udhëtimet ndihmojnë edhe karrierën – Kush përfiton nga pushimet e gjata të festave ka më shumë mundësi për të përparuar në karrierë, krahasuar me atë që ka ndenjur në shtëpi apo zyrë.