Friday, June 21, 2024
spot_img

‘Artisti më i urryer nga artistët e tjerë!’ Po Mozzik çfarë pati me kolegët?

- Advertisement -..

Mozzik pretendon se është ‘artisti më i urryer nga artistët e tjerë.’

Por, më i pëlqyeri nga publiku, sipas tij.

Përmes disa statuseve në Instagram reperi ka hedhur disa kunja për kolegët, mesa duke prej mungesës së mbështetjes.

“Ekzistojnë nganjëherë disa komente të estradës nëpër ‘së shpejti’ të mi disa suksese, disa bravo, disa respekt. Askund më nuk po mund t’i gjejë.Mos u frikësoni askush se kurrë nuk e kam ngacmuar askënd. Fleni dathë”, shkroi ai në një status.

Më pas shtoi:

“A muni me ma gjet naj artist të Estradës që u pyt najherë me naj emision “Çfarë mendimi keni për Mozzik?” Shumë jam kurreshtar. A s’ka hiç? A unë gjithë ju kam përmend, ju kam lavdu, e dini pse? Se s’ju tutna suksesit. Ju pafsha aty ku doni mem pa.”

Mozzik të premten (14 qershor) publikon albumin e ri të titulluar “Mërgimstar” që përmban 20 këngë bashkë me videoklipe.

Në mesin e tyre ka edhe disa bashkëpunime me emra të njohur të muzikës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X